Disa gjëra që është mirë t'i mësojmë nga burrat

Life style

Disa gjëra që është mirë t'i mësojmë nga burrat

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

1-Mendoni për veten

Meshkujt vështirë se heqin dorë nga të menduarit për veten, për femrën që duan. Egoizmi i tyre! Kjo është një sjellje nga e cila ne duhet të gjejmë frymëzim për të mos e gjetur veten duke u kujdesur vetëm për të dhe duke harruar veten tonë.

2-Mos mendo, vepro

Në vend që të lodhni trurin në përpjekje për të kuptuar se përse ai është sjell në një mënyrë të caktuar, përse është aq indiferent, përse nuk kupton, duhet ta pyesni direkt atë! Mos i bini rrotull problemit, por jini të drejtpërdrejta dhe mbërrini direkt në aty ku doni. Shumë prej dyshimeve tuaja do të zhduken si me magji!

3- Bëj një gjë dhe bëje mirë

Ne, jemi mësuar të bëjmë 1000 gjëra në të njëjtën kohë duke mos harruar faktin që askush s'na ndihmon. Ndërsa ndërrojmë pelenat përgatisim biberonin, ndërsa marrim pluhurat i hedhim një sy edhe derës, ndërsa bëjmë dashuri mendojmë për darkën. 

Mbivendosja e punëve bën që shpesh të mos kemi rezultat, kombinojmë shumë gjëra në pak kohë dhe rrezikojmë duke harruar disa gjëra të tjera gjithashtu të rëndësishme. Kurse meshkujt përqëndrohen në një objektiv të vetëm, arsye kjo se përse ia dalin më mirë.

4- Qëndro në heshtje

Kur ne acarohemi s'ka gjë apo njeri që të na ndalë. Themi fjalën e fundit të parën dhe gjejmë një sërë arsyesh se përse kemi të drejtë. Meshkujt, përkundrazi, përdorin taktikën e heshtjes, duke injoruar. Indiferenca është një armë delikate që e bën tjetrin të tërbohet më shumë sesa vërejtjet dhe 1000 fjalë. Dhe ta mendosh sesa energji humbasim!

5- Mos u përqëndroni te të metat e partnerit

Burrat në jetën e tyre të përditshme preferojnë të përqëndrohen te diçka tjetër, duke evituar të mbushen me nervozizëm apo pakënaqësi. Ne femrat jemi krejt ndryshe, harxhojmë shumë kohë duke menduar për të metat e tij si individ apo në shoqëri. Rezultati: Një zënkë e sigurt! Mos harroni nuk ekzistojnë vetëm ata, ka shumë për të menduar rreth vetes!

6- Përballuni me problemet si t'ju vijnë

Marrëdhënia perfekte mes një çifti nuk ekziston dhe nuk ka për të ekzistuar asnjëherë. Mënyra më e mirë për të jetuar një raport të qetë është ta marrësh ashtu si të vjen, pa paranoja, pa shumë pritshmëri dhe pa shumë PSE! Meshkujt në këtë çështje janë mjeshtra, përballen me problemet që i dalin, në momentin që i vijnë.

7- Mësoni të jeni menefregiste

Është e kotë të ziheni për çorapet e lëna në dysheme nëse jeni të parat që i hiqni ato që aty. Zënkat janë të kota më pas dhe nuk shërbejnë për asgjë. Meshkujt as nuk e vrasin mendjen fare ndaj mundohuni të imitoni herë pas herë këtë indiferencë të tyren.

8- Vendosini vetes synime realiste

Jo vetëm në jetën e përditshme por edhe në atë në çift është e rëndësishme vendosja e objektivave realiste, ndaj duke hequr dorë dhe nga ideja për ta transformuar partnerin në një mashkull intelektual kur ai mezi di gramatikën!

9- Merrni hapësirat tuaja pa pyetur

Ne jemi eksperte në shtyrjen e pafundme të nevojave tona, për të përmbushur ato të partnerëve. Një diskutim absolutisht i gabuar sepse secili prej partnerëve ka të drejtën e shenjtë që të ketë hapsirën e vet. Meshkujt nuk i kërkojnë ato, i marrim. Bëj të njëjtën gjë edhe ti dhe nuk do të pendohesh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat