Cilat janë shenjat e horoskopit që e falin tradhtinë?

Life style

Cilat janë shenjat e horoskopit që e falin tradhtinë?

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 07:31
Ilustrim

Peshorja
Fal dhe vazhdon përpara
Në mesin e të gjithë shenjave të horoskopit, Peshorja është ajo që e fal më lehtësisht tradhëtinë, sepse dëshiron një jetë të qetë.

Peshqit
Mjafton vetëm të presësh, në fund të falin
Kjo për faktin se nëse ka diçka që Peshqit nuk duan ta mbajnë në zemër është: Mëria!

Binjakët
Falin, por askush nuk e di kur, si dhe përse
Të lindur në shenjën e Binjakëve kanë në përgjithësi një mentalitet të hapur. Ndaj edhe falin.

Gaforrja
Fal, por duhet ta bindësh
Nëse arrin t’i depërtosh në zemër, të lindur e kësaj shenje arrijnë të falin edhe tradhëtinë. Por duhet të justifikohesh mirë dhe të premtosh që nuk do ta përsërisësh.

Dashi
Fal, por jo tërësisht
Duke qenë një karakter impulsiv, Dashi shpërthen në moment, por më pas harron dhe fal. Ama në momentin që i kujtohet nis e bën kapriço.

Virgjëresha
Falja është art
Virgjëresha arrin të falë një tradhëti nëse arrin të besojë se pendesa e partnerit është e sinqertë.

Shigjetari
Askush nuk mund ta thotë nëse fal apo jo
Gjithçka varet nga kuptimi që secili i jep tradhëtisë. Shigjetari është i paparishikueshëm përballë tradhëtisë, mund ose jo ta falë. Kryqëzoni gishtat!

Ujori
Nuk i pëlqen të falë, por do ta bëjë
Nuk i pëlqen as ta mendojë tradhëtinë. Por në fund të fundit do të arrijë të mirëkuptojë që dëshironi të qëndroni me të.

Luani
Fillimisht shpërthen, më pas fal, por me kushte
Shpërthen ashtu si edhe Dashi. Ama nëse përpiqeni pak, kjo shenjë krenare do t’ju falë, edhe pse kurrë nuk do të jeni si më parë.

Bricjapi
Falja e tij mund të jetë e simuluar
Kujdes! Ka shumë mundësi që një Bricjap të mos e falë kurrë një tradhëti. Mund të hiqet, por thellë nuk e fal kurrë.

Akrepi
Nëse fal, jeni me fat
Të duhet shumë, po shumë fat që të arrish të të falë një Akrep. Sidoqoftë duhet t’i tregoni që jeni penduar thellësisht.

Demi
Të jeni të sigurtë që vështirë se fal një tradhti
Në momentin kur një Dem kupton që e kanë gënjyer dhe tradhëtuar, harrojeni se do t’ju falë. E s’është aspak e lehtë për dikë që ta bëjë të ndërrojë mendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat