​A jeni me AHDH? Katër këshilla për ta rritur produktivitetin

Life style

​A jeni me AHDH? Katër këshilla për ta rritur produktivitetin

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Produktiviteti është një prej problemeve me të cilat përballen më së shumti punonjësit në të gjithë botën. Pothuajse secili prej tyre përpiqet të krijojë plane ditore, të cilat i ndihmojnë të jenë më të përqendruar në punë dhe t’i përfundojnë shumicën e punëve brenda orarit të punës. Kjo është e vështirë për të gjithë, është një sfidë e madhe. Nëse të gjithë e kanë këtë problem, imagjinoni me çfarë sfide përballen personat me ADHD!

Çka është ADHD?

ADHD ose ndryshe çrregullimi i deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit, është një nga çrregullimet mendore më të zakonshme që i prek rreth 8,4% të fëmijëve dhe 2,5% të të rriturve. Simptomat e ADHD përfshijnë pavëmendje (të paaftë për të mbajtur fokusin), hiperaktivitet (lëvizje të tepërt që nuk i përshtatet mjedisit) dhe impulsivitet (akte të nxituara që ndodhin në moment pa menduar).

Sipas një studimi nga Danielle M. Beaton, Fuschia Sirois dhe Elizabeth Milne të rriturit me ADHD mund të përjetojnë vetëvlerësim të dobët, ndjeshmëri ndaj kritikave, dhe rritja e vetëkritikës që mund të rrjedhë nga nivelet më të larta të kritikës gjatë gjithë jetës.

Lista është gjithmonë e nevojshme

Truri i një personi me çrregullim të ADHD-së “mbytet” nga zëra të shumtë. Autorja Jandra Sutton tregon përvojën e saj me terapistin “Terapisti im dikur e përshkroi ADHD-në si 59 televizorë të ndryshëm që luajnë në kokën tuaj të gjithë menjëherë”, tregon ajo.

Pra, në gjithë atë mori të mendimeve është e vështirë të dominojnë gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi. Prandaj, është i rëndësishëm një kanalizim i atyre mendimeve. Si ta arrini këtë? Duke e krijuar një listë me gjërat që me të vërtetë keni për t’i bërë. Punën, detyrat personale, punët e shtëpisë, blerjet etj. Kjo bën që të zvogëlohet ankthi nga mendimi që mund të keni harruar diçka.

Epo, duke qenë se lista mund të jetë mjaft e madhe, duhet të vazhdoni t’i ndani detyrat në pjesë më të vogla, që do të thotë t’i dalloni ato sipas rëndësisë.

Duke e pasur gjatë gjithë kohës përpara syve një listë me detyra që duhet t’i bëni patjetër, nuk do të harroni t’i bëni, por edhe ankthi do t’ju zvogëlohet, kështu që jeta juaj me gjithë ata zëra në kokë nuk do të duket më një rrëmujë e madhe.

Përdorni një person tjetër

Sutton e përdor një term “dyfishimi i trupit” që nënkupton përdorimin e pranisë së një personi tjetër për ta rritur produktivitetin. Është e natyrshme dhe këtë e përjetojnë të gjithë njerëzit, që ndihen më të lehtësuar dhe të mbështetur kur e kanë edhe dikë tjetër afër dhe po i ndihmon. Njësoj mund ta përdorni edhe në punë.

Përzgjidhni ndonjë mik/mikeshë në punë me të cilin mund të punoni për një kohë të caktuar, pa biseduar dhe u shkujdesur, thjesht filloni t’i përfundoni detyrat tuaja. Gjatë këtyre moneteve energjia e punës do të jetë ngjitëse dhe nuk do ta humbisni fokusin.

Caktoni kohën

Lista teknikave të produktiviteti është e gjatë. Dikush punon në pjesë për 25 minuta, duke pushuar pesë minuta, para se të fillojë 25 minutëshi tjetër. Dikush tjetër e vendos alarmin në 30 minuta dhe e jep maksimumin në ato minuta. E dikush tjetër i përdor 45 minutat para gjumit për ta bërë një përmbledhje të gjërave.

Pra, pavarësisht se cilën metodë, përdorni edhe ju një matje të kohës për t’i përfunduar detyrat që ju stresojnë dhe mërzitin më shumë. Autorja thotë që zvarritja e punëve nuk është thjesht problem i menaxhimit të kohës, por edhe i menaxhimit të emocioneve. Personat me ADHD e përjetojën ndryshe kur një detyrë ju duket e mërzitshme. Prandaj, përcaktimi i një kohe e bën më të lehtë “dhimbjen emocionale”.

Mos u distanconi plotësisht nga përfundimi i një detyrë të mërzitshme, në vend të kësaj mendoni ta përfundoni në 10 minuta. Nëse as atë ditë nuk mundeni përpiquni ta bëni të nesërmen, ku i dihet mbase mund t’ju pëlqejë.

Mësoni rregullat e çrregullimit tuaj

Gabimi më i madh që mund të bëjnë personat me ADHD është ndjekja e rregullave që i bëjnë të gjithë për ta rritur produktivitetin. Mos i luftoni problemet e luhatjeve të produktivotetit, por përshtatuni me to! Si?

Ndiqni zakonet tuaja! Shembull, ju e dini se a mund të përqendroheni më shumë duke punuar me muzikë, apo në qetësi të plotë. Çfarë ju pengon më shumë të përqendroheni? A mund të punoni më mirë nga në një kompjuter të vendosur, apo me laptop në ndonjë kafene, apo kulmin e produktiviteti e keni në shtrat.

Kujdesuni që t’i njihni këto zakone te vetja, sepse asnjëri nuk i ka të njëjtat, pavarësisht që vuajnë nga i njëjti çrregullim. Pasi t’i keni mësuar të gjitha, është koha të punoni sipas tyre e jo sipas rregullave që vendosen nga të tjerët. /Akademi Pune

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat