Shumë vapë për të fjetur? Çfarë duhet të bëni për një gjumë të rehatshëm

Life style

Shumë vapë për të fjetur? Çfarë duhet të bëni për një gjumë të rehatshëm

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Me ardhjen e netëve të nxehta të verës, mund të jetë e vështirë të bëni një gjumë të qetë për shkak të nxehtësisë dhe djersitjes së tepërt. Por disa këshilla ju vijnë në ndihmë për të bërë një gjumë të rehatshëm edhe gjatë netëve më të nxehta.

Dritaret- Lërini dritaret hapur natën dhe mbajini të mbyllura gjatë ditës.

Ventilatori- Përdorni ventilatorin për të lëvizur ajrin. Mos e drejtoni atë drejt vetes ndërsa flini, më mirë ta mbani lart ose poshtë

Uji- Pini shumë ujë gjatë ditës dhe një gotë para se të shkoni në shtrat për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar.

Dush i ngrohtë- Bëni një dush të ngrohtë para se të shkoni në shtrat edhe pse mund t’ju duket e çuditshme uji i nxehtë (në krahasim me ujin e ftohtë) do të rrisë rrjedhjen e gjakut në lëkurë dhe do të rrisë humbjen e nxehtësisë nga trupi, duke ju bërë të ndiheni më të freskët.

Pako akulli– Vendosni një pako akulli në kyçet e dorës, qafë, bërryla, kyçet e këmbës dhe madje edhe prapa gjunjëve. Do t’ju ndihmojë të ndiheni më të freskët.

Errësira- Llambat lëshojnë nxehtësi dhe mund t’ju shqetësojnë gjumin. Fikni të gjitha dritat dhe mbajeni dhomën tuaj më të freskët.

Çarçafë- Preferoni të përdorni çarçafë material pambuku në këtë mënyrë do të bëni gjumë të qetë dhe nuk do të djersiteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat