6 mënyra si të komunikoni në punë pa u bërë të bezdisshëm

Life style

6 mënyra si të komunikoni në punë pa u bërë të bezdisshëm

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Komunikimi efektiv është një element i rëndësishëm për suksesin në biznes. Aftësia për të përcjellë mendimet në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur mund të çojë në marrëveshje ose bashkëpunime të reja. Por, nëse flisni shumë ju mund të “hidhni në erë” çdo sukses tuajin!

Ja gjashtë strategji të thjeshta dhe praktike që ju ndihmojnë për të shpëtuar nga e folura e tepërt në zyrë, punë dhe ambiente të tjera:

Përgatituni për komunikim personal ose përmes telefonit

Përpara komunikimit personal ose përmes telefonit, shkruani pikat kryesore që dëshironi të përcillni. Nëse jeni duke drejtuar një mbledhje, mbani gjithmonë një axhendë. Nëse nuk është një takim formal, por keni ende disa çështje për të diskutuar, shkruajini temat kryesore të diskutimit përpara se të bëni komunikimin final.

Zgjidhni pyetjet me kujdes

Kjo taktikë mund të jetë efektive në shitje, e nëse qëllimi juaj nuk është vetëm të shisni, por të komunikoni, duhet të pranoni përgjigjet që merrni nga të tjerët. Nëse tashmë keni vendosur për diçka, nuk është ide e mirë t'i bëni pyetje të tjerëve për të vërtetuar vendimin tuaj.

Përpiquni t'u përgjigjeni pyetjeve tuaja

Le të themi se keni një problem me kompjuterin dhe një person në zyrë është i mirë me teknologjinë. Përpiquni të gjeni përgjigjen fillimisht në internet përpara se të kërkoni ndihmë. Kjo qasje u tregon të tjerëve se ju bëni pyetje vetëm kur është e nevojshme.

Bëhuni një dëgjues i durueshëm

Komunikimi efektiv është një rrugë me dy drejtime. Të dëgjuarit e personit që keni përballë është jetike. Asnjëherë mos e ndërprisni dikë në mes të përgjigjes. Vetëm kështu ju tregoni respekt dhe e shtyni tjetrin në përgjigje gjithëpërfshirëse.

Rëndësia e emailit

Kur është e mundur, përdorni email. Mund të duket interesante të shkoni në zyrën e dikujt dhe t’i bëni pyetje, por mos harroni të respektoni hapësirën e kolegëve. Askujt nuk i pëlqen të ndërpritet, sidomos për çështje që nuk janë urgjente.

Ndryshoni mentalitet

Në çdo bisedë kërkoni qartësi, respekt dhe efikasitet. Duke i përmirësuar këto aftësi, do të kurseni kohë të vlefshme, do të krijoni lidhje më të forta dhe do të lini përshtypje të qëndrueshme si drejtues apo menaxher i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat