Keni vendosur të vishni këmishën e preferuar, ndërkaq në çastin e fundit keni vërejtur që nuk është edhe aq e freskët?

Life style

Keni vendosur të vishni këmishën e preferuar, ndërkaq në çastin e fundit keni vërejtur që nuk është edhe aq e freskët?

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Çdokujt i ndodh kjo, sado që të jemi të kujdesshëm: vendosim të veshim mu atë këmishë, speciale apo fustan, ndërkaq në çastin e fundit e vërejmë që kemi harruar ta lajmë

Nuk jeni të detyruara të hiqni dorë mu nga ajo rrobë vetëm pse keni harruar ta lani.

Një truk të cilin e përdorin edhe aktorët e teatrit do t’jua zgjidhë problemin dhe do të mund ta vishni mu atë ditë pa u frikësuar që dikush do ta vërejë se nuk është e freskët.

Truku qëndron te vodka, e cila do ta eliminojë shkëlqyeshëm aromën e pakëndshme, qoftë kur është fjala kur keni gatuar e veshur me të, aroma e duhanit apo e djersës.

Krejt çka duhet ta bëni është që vodkën ta qitni në shishe me spërkatës dhe pastaj të spërkatni rrobën.

Mundeni të spërkatni edhe nëpër tërë rrobën, por mundeni edhe vetëm aty ku aroma hetohet.

Lëreni të thahet, ndërkaq bashkë me alkoolin do të avullohen edhe aromat e pakëndshme.

Mos u frikësoni nga aroma e alkoolit, sepse ajo nuk do të hetohet, kështu që nuk keni nevojë që vodkën ta tretni me ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat