Të gjitha arsyet që të duhen për të blerë një krehër druri

Life style

Të gjitha arsyet që të duhen për të blerë një krehër druri

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Nuk besojmë së të duhet ta themi ne sa rëndësi ka e gjithë rutina jote për të pasur flokë të shëndetshëm. Nga përzgjedhja e shampos e deri të krehëri apo peshqiri, çdo detaj ndikon në mirëmbajtjen ose përkeqësimin e flokut.

Sot kemi ndaluar tek efektet pozitive që të jep ndihma e një krehëri druri për kujdesin e përditshëm të flokëve. E para është aftësia që ka për të ndaluar elektrizimin e flokëve. Pra detyrimisht, do ndihmosh flokët veç me kalimin e një furçe të ketë formë më të rregullt.

Gjithashtu, krehëri i drurit është i mirë për të masazhuar skalpin, një metodë që po promovohet shumë për nxitjen e qarkullimit të gjakut. Ka një rrezik të vogël për acarim të lëkurës, por në këtë pikë mundohu të zgjedhësh një krehër që ka material të mirë.

Duke qenë se një krehër druri përbëhet me materiale natyrale është shumë më e lehtë të riciklohen. Kështu, kostoja është më e ulët sesa për krëhërat plastikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat