I dashuri shkoi në udhëtim, por më shokoi kur thirri dhe më tha se...

Life style

I dashuri shkoi në udhëtim, por më shokoi kur thirri dhe më tha se...

Nga: BOTA SOT Më: 2 mars 2017 Në ora: 14:42
Ilustrim

Një vajzë 23 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se i dashuri i saj udhëton nëpër botë por ai e ka tradhtuar me një vajzë dhe për këtë i ka treguar asaj, duke ia thyer zemrën, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i saj:

I dashuri im ka shkruar për të udhëtuar por ai ma theu zemrën ditën tjetër, kur më tregoi se ka bërë seks me një vajzë tjetër për një natë.

Pastaj ai më tha se nuk është takuar më me të pasi mendonte tërë kohën për mua.

Nuk e di çfarë të bëj me të.

Ai është 24 ndërsa unë jam 23 vjet.

Ne ishim bashkë kur ai vendosi të udhëtonte. Tani ai është në Brazil duke e shijuar kohën më të mirë të tij dhe po shikon mundësinë për të qëndruar atje.

Ai më thotë se do të jem gjithmonë në mendjen e tij por ai ka zgjedhur nëj jetë larg prej këtu dhe në të ardhmen e tij nuk ka vend për mua.

Unë e dua atë, jeta ime ka qenë në pauzë që kur ai ka shkuar.

Pse nuk mund ta largoj nga mendja pasi nuk ka vend për mua tek ai?

Përgjigja e psikologes:

Është e vështirë për ty kur ai të jep mesazhe të përziera.

Duket sikur ai po ju mban vetëm si rezervë.

Bëhu e fortë.

Tregoj atij se brengosesh për të por nëse ai dëshiron që të udhëtoje, atëherë ti nuk do që të dish për historitë e tij seksuale.

Shijoje jetën tënde dhe shfrytëzo mundësinë për të njohur dikë të ri./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat