Horoskopi i datës 6 Maj 2017

Life style

Horoskopi i datës 6 Maj 2017

Më: 6 maj 2017 Në ora: 06:27
Ilustrim

DASHI

Do t’ju duhet të përfundoni sa më parë një objektivin tuaj. Këmbëngulni në një ide dhe projekt duke tërhequr dhe mbështetjen e specialistëve dhe miqve të vërtetë.

DEMI

Pothuajse gjatë gjithë ditës së sotme do të merreni me raportet sociale, lidhjet mes tyre dhe do të jepni opinione tek një person me influencë për një person që e njihni.

BINJAKET

Për të çuar deri në fund në zgjidhjen e një problemi sot do t’ju duhet të bashkëbisedoni me ekspert dhe specialistë të mirë. Në një takim të rëndësishëm do të konsultoheni për një çështje që kërkon zgjidhje.

GAFORRJA

Do të ndodheni nën ndikimin pozitiv të yjeve. Shfrytëzoni rrethanat e reja në të cilat do të përfshiheni dhe veproni konkretisht për të plotësuar një ide apo qëllimin tuaj.

LUANI

Sot krejt papritur do të takoheni me një mik dhe do të merrni prej tij një favor të madh. Edhe pse këtë e quani të pamundur ky do të jetë fati juaj, prandaj përfitoni nga kjo ditë.

VIRGJERESHA

Mund të shfrytëzoni rrethanat duke shprehur realisht  gjithçka që keni praktikuar. Një pjesëtar i familjes do të rikthehet tek ju për t’ju kërkuar një këshillë dhe ju duhet ta mbështesni atë në këtë ditë.

PESHORJA

Gjithçka po ecën shkëlqyeshëm ashtu siç e keni menduar dhe do ta vini në jetë. Gjëra të reja po mbërrijnë e të nevojshme ndaj edhe  surprizat shoqërore dhe profesionale nuk do të mungojnë.

AKREPI

Do të mësoni një lajm surprizë dhe do të befasoheni. Një mik i juaji do t’ju kërkojë mbështetjen tuaj, mos nguroni t’ia jepni, pasi do të merrni shumë kënaqësi.

SHIGJETARI

Do të keni mundësi të takoheni dhe të bisedoni me miq të mirë të cilët nuk ngurojnë të shtojnë optimizmin dhe do t’ju mbushin me komplimente. Duke kaluar orë të tëra mes miqsh do të ndiheni mirë e të kënaqur mbi atë çka keni arritur.

BRICJAPI

Do të impenjoheni tërësisht për familjen dhe veçanërisht për fëmijët tuaj. Takimet me miq dhe të afërm në një tryezë të ngrohtë do të bëjnë të kaloni në plan të parë një projekt familjar.

UJORI

Intuitë dhe veprues, me humor dhe inteligjencë do të bëni për vete dhe zemrën më të “mbyllur”.Kjo do të jetë dita dhe fati juaj, prandaj mos nguroni të ecni përpara.

PESHQIT

Dikush do të mundohet t’ju magjepsë me pamjen e jashtme e me fjalë të bukura, ndaj mbajini sytë hapur e përpara se të firmosni impenjime apo kontrata. Rezervoni kohën e duhur për të kërkuara këshilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat