Modelet gjysmë të zhveshura, reklamojnë shtëpinë që shitet për 100 milionë dollarë

Life style

Modelet gjysmë të zhveshura, reklamojnë shtëpinë që shitet për 100 milionë dollarë

Më: 6 maj 2017 Në ora: 07:59
Pamje nga video

Shtëpia luksoze Opus, që ndodhet në Beverly Hills të Shteteve të Bashkuara, është nxjerr në shitje me çmimin fillestar prej 100 milionë dollarëve.

Për ta joshur edhe më shumë shikuesin, është lansuar një reklamë ku shfaqen femra gjysmë të zhveshura që kanë lyer trupin me ngjyrë të artë.

“Ideja e këtij filmimi është të tregohet Kleopatra moderne dhe shoqërueset e saj të bukura që përshtaten shumë me shtëpinë”, është një koment për këtë. “E kemi një objekt ku luksi është i pafund, ndërsa ndalesat nuk ekzistojnë”.

Videoja e postuar më poshtë e tregon këtë shtëpi që ka arkitekturë të mahnitshme, dhe e cila vjen së bashku me një Lamborghini dhe bodrumin me shampanja të shtrenjta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat