Pastrimi i shtëpisë bashkë me fëmijët mund të jetë argëtues

Life style

Pastrimi i shtëpisë bashkë me fëmijët mund të jetë argëtues

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Pastrimi i shtëpisë është një pikë e dobët për të gjitha nënat e reja. Fëmijët kërkojnë shumë përkujdesje, energji  dhe marrin shumicën e kohës sonë. Sa më shumë të rriten, aq më shumë të ndihmojnë, vetëm për të krijuar kaos dhe rrëmujë.

Ja disa këshilla si të pastroni shtëpinë edhe në prezencë të fëmijës tuaj:

Të pastrosh shtëpinë me një fëmijë të moshës 0 deri 6 muajsh

Në këtë moshë fëmijët e lidhin indentitetin e tyre vetëm me prezencën e nënës. Për ta figura amësore është pika e referimit. Që të keni mundësi të kryeni punët, mund të vendosni fëmijën në një karrocë dhe ta lëvizni nga një dhomë në një tjetër. Është e rëndësishme të mbani kontakt viziv me të voglin tuaj dhe të ndërveproni me të, qoftë edhe duke kënduar një këngë të gëzueshme.

Të pastrosh shtëpinë me një fëmijë të moshës 6 deri 18 muajsh

Veçanërisht në këto muaj i vogli është në fazën e eksplorimit. Është në gjëndje të lëvizi në mënyrë të pavaruar, qoftë dhe duke u zvarritur. Në këtë fazë nëse provoni ta vendosni të voglin në një karrocë do të rebelohet, do të tregoj qartë mosmiratimin e tij prandaj duhet të ndryshojmë program. Gjëja e parë që duhet bërë është ta shpëtojmë të voglin nga rreziqet e mundshme, mos lejoni të sjelli dorazi objekte të rrezikshme (objekte xhami, kristali, rruaza etj). Pasi të keni pastruar dhomën vendosni përtoke 3-4 lodra mbi një tapet të butë dhe lëreni të voglin tuaj të eksplorojë dhomën.

Të pastrosh shtëpinë me një fëmijë të moshës 18-36 muajsh

Kjo është një fazë e rrezikshme sepse i vogli juaj gëzon një autonomi në lëvizje , por gjithashtu një periudhë e këndshme për shkak se është arritur një nivel i madh i ndërveprimit, kështu që ju mund ta angazhoni atë në atë që ju po bëni. Për shembull: t’i jepni një leckë të vogël dhe të kërkoni që t’ju ndihmoj në fshirjen e pluhurave të shtëpisë. Duke luajtur mund të pastroni së bashku divanet, nëse keni nevojë për të hequr lavanterinë mund të përfshini atë për të kaluar rroba të ndryshme.

Këto janë vetëm disa nga mijëra aktivitete që ju mund të bëni me një fëmijë të vogël në shtëpi ndërkohë që punoni. Mund të bëni gjithçka me të voglin në shtëpi, mjafton që ai  të përfshihet  në gjithçka në formën e një loje. Përbërësi i vetëm që ju duhet është imagjinatë e përzier me një dozë të mirë pozitiviteti, shkruan revistaclass. Ju mendoni vetëm për këtë,sepse për t’ju lehtësuar punën tuaj është Dip.

Dip është zgjedhja ideale, për një pastrim më një kalim të vetëm dhe në pak çaste. Detergjenti thahet shpejt, duke parandaluar lagështinë, siguron pastrim të përsosur dhe riparon gradualisht gërvishtjet e vogla në pllaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat