5 gjërat që nuk duhet t’ja bësh kurrë lëkurës!

Life style

5 gjërat që nuk duhet t’ja bësh kurrë lëkurës!

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 18:24
Ilustrim

Duke qenë se do të bashkëjetoni me lëkurën tuaj për një kohë shumë të gjatë, duhet të mësoni që ta respektoni atë pasi e meriton. Lëkura është e mrekullueshme, është organi më i madh i trupit të njeriut dhe përbën 15% të peshës së trupit kështu që është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për të.

Më poshtë ju listojmë 5 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë lëkurës tuaj dhe si duhet ta trajtoni atë.

E teproni me pastrimin e lëkurës së vdekur (eksfolimin) 

Të pastrosh lëkurën thellësisht është një gjë e mirë pasi ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe pastrimin e poreve të lëkurës por nëse e pastroni lëkurën shumë shpësh mund ta gërvishtni atë duke lënë shenja dhe duke dëmtuar barrierrën mbrojtëse të saj. Për tu siguruar që kjo të mos ndodhë, kur të pastroni lëkurën nga qelizat e vdekura bëjeni me ngadalë jo në mënyrë agresive dhe përdorni ujë të ngrohtë për shpëlarje jo ujë të nxehtë.

Shtydhni puçrrat

Ne e harrojmë ndonjëherë sa delikate është lëkura dhe se duhet që të kujdesemi shumë për të. Mos e ngacmoni lëkurën edhe pse ndonjëherë kur ju del ndonjë puçërr keni dëshirën që ta shtrydhni atë, por dijeni se kjo shkakton inflamacion të lëkurës në brendësi dhe duke qenë se gishtat kanë mikrobe puçrrat mund të kthehen përsëri.

Mos mbrojtja e lëkurës nga dielli

Nëse nuk e besoni shikoni këtë studim të dy binjakeve 61-vjeçare. Suzan në të djathtë pi duhan dhe i pëlqen të kalojë sa më shumë kohë në diell ndërsa e motra Jeanne në të majtë kalon shumë pak kohë në diell dhe shikoni sa e re që duket. Nuk ka njolla në lëkurë dhe rrudha të thella. Kjo ndodh pasi dielli e shkatërron kolagjenin i cili shakton rrudha dhe plakje të lëkurës prandaj gjithnjë duhet të përdorni krem kundër diellit me faktor mbrojtës 50 i cili ju mbron nga rrezet e dëmshme të diellit.

Harroni sytë dhe qafën

Nëse tashmë I keni lexuar 50 rregullat tona të kujdesit të lëkurës dini si të kujdeseni për lëkurën tuaj, por shumë njerëz e neglizhojnë shumë shpesh vendosjen e kremit të syve dhe në qafë. Lëkura rreth syve dhe në qafë është shumë delikate dhe ka nevojë për përkujdesje më shumë se çdo pjesë tjetër e lëkurës.

Përdorimi i të njëjtit produkt

Lëkura ndryshon me kalimin e kohës dhe për këtë arsye dhe produktet e përdorura për kujdesin e lëkurës duhet të ndryshojnë pasi me kalimin e kohës nuk bën më efekt për lëkurën tuaj. Përveç kësaj duhet që rutina e kujdesit të lëkurës të ndryshojë sipas stinëve. Në dimër hidratimi i lëkurës është shumë i nevojshëm ndërsa në verë nevojitet njën krem më i lehtë si për shembull një hidratues xhel dhe sigurisht krem mbrojtës ndaj diellit me faktor më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat