Pse është e vështirë të duash dikë që nuk do veten?

Life style

Pse është e vështirë të duash dikë që nuk do veten?

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 14:12
Ilustrim

“Unë nuk jam tërheqëse”, “Nuk mund ta bëj këtë gjë”, “Do të dështoj”, janë disa nga frazat e njerëzve që nuk e duan mjaftueshëm veten. Psikologët kanë arritur në përfundimin se njerëzit që nuk kanë vlerësim për veten, nuk janë shoqëri e mirë për askënd. Nëse ju jeni të mbushur plot me pasiguri për veten tuaj, këtë gjë do ta reflektoni edhe tek partneri/partnerja juaj. Njeriu që ju keni në krah duhet t’ju motivojë për jetën dhe jo t’ju demoralizojë duke qenë gjithmonë pesimist. Bright Side shkruan disa nga arsyet se pse është e vështirë të duash dikë që nuk do veten.

Ka nevojë për fjalë të mira

Njerëzit që nuk duan veten kanë nevojë që të tjerët t’i tregojnë sesa shumë i duan. Ata shikojnë detajet më të vogla dhe presin vetëm fjalë pozitive edhe pse nuk i pranojnë. Ky nuk është një karakter i keq, por ju thjesht keni përballë një njeri të pasigurt, që nuk e kupton nëse ai/ajo po thotë të vërtetën. Është shumë e vështirë të komunikosh me një njeri që shikon vetëm gjërat negative në jetë.

Ata flasin vetëm për veten

Njerëzit e pasigurt nuk e pëlqejnë veten, por ata janë egoist. Parimisht në një marrëdhënie mes dy personave, të dy duhet të flasin për veten e tyre në mënyrë të barabartë. Në këtë rast nuk funksionon kështu. Ata kanë komplekse dhe për këtë arsye flasin vetëm për veten. Këta lloj njerëzish mund t’ia humbasin durimin edhe njeriut më të qetë në planet.

Emocionet negative janë më të forta se vetë ata

Një person i pasigurt dyshon për çdo gjë. Ata ankohen gjatë gjithë kohës. Madje edhe për njerëzit e tjerë asnjëherë nuk shprehen mirë. Askush nuk është në rregull sipas tyre.

Ata mund të tradhtojnë

Njerëzit që kanë besim në vetvete, nuk kanë nevojë për vëmendjen e të tjerëve, për t’i treguar atyre sesa të mrekullueshëm janë. Ata e dinë sepse kanë siguri tek vetja e tyre. Mirëpo, nuk funksionon njësoj me personat që nuk e duan veten. Vetëvlerësimi i tyre varet nga opinionet e të tjerëve. Dyshimet për pamjen e tyre i bëjnë që të shikojnë për dashuri tek dikush tjetër. Çdo njeri që tregon simpati për ta është i rëndësishëm në jetën e tyre. Për ta është shumë e lehtë të fajësojnë partnerin që nuk i jep dashuri mjaftueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat