Shkenca tregon se pse është i rëndësishëm ndryshimi i shujtave

Life style

Shkenca tregon se pse është i rëndësishëm ndryshimi i shujtave

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Ndryshimi i kohës kur hani ushqimin tuaj mund të jetë çelësi për zvogëlimin e yndyrës trupore, pohon një raport i ri.

Sipas një studimi 10-javor, në “ushqimin me kohë të kufizuar” të udhëhequr nga Universiteti i Surrey, kohët e ushqimit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në përbërjen e trupit.

Studiuesit i ndanë pjesëmarrësit në dy grupe: një grup që hëngri ushqimin e tyre si zakonisht dhe një grup tjetër që u kërkohej të hanë mëngjesin e tyre 90 minuta më vonë se zakonisht, ndërsa darkën  90 minuta më parë.

Çdo pjesëmarrës gjithashtu përfundoi ditarë diete gjatë gjithë eksperimentit. Pyetësori gjithashtu zbuloi se 57 përqind e pjesëmarrësve në grupin e studimit vunë re një reduktim të konsumit të tyre ushqimor, ose për shkak të uljes së oreksit ose zvogëlimit të ngrënies, si rezultat i periudhës kohore kufizuese në të cilën ata ishin lejuar të hanë.

Nga ana tjetër, 43% thanë se do të konsideronin mbajtjen e planit nëse kishte më shumë fleksibilitet sa i përket ngrënies. Por më shumë se gjysma e pjesëmarrësve thanë se nuk do të ishin në gjendje të ruanin këtë mënyrë të ngrënies, për shkak se nuk ishte në përputhje me jetën e tyre familjare dhe sociale.

“Megjithëse ky studim është i vogël, na ka dhënë një pasqyrë të paçmuar në atë se sa ndryshime të lehta në kohën tonë të ushqimit mund të kenë përfitime për trupat tanë”, shpjegon autori kryesor Dr. Jonathan Johnston, ligjërues në kronobiologji dhe fiziologji integruese në Universitetin e Surrey.

Zvogëlimi i yndyrës trupore pakëson shanset tona për të zhvilluar obezitetin dhe sëmundjet e lidhura me të, kështu që është jetike për të përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. Megjithatë, dieta ka ngjallur polemika, me disa kërkues që pretendojnë se mund të rrisë rrezikun e diabetit dhe në fakt nuk zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç pohon një studim i mëparshëm. Studimi u bazua në një grup prej 16 personash të shëndoshë midis moshës 29 dhe 57 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat