Parukierja padit kompaninë e krevateve, u paralizua teksa po bënte dashuri

Life style

Parukierja padit kompaninë e krevateve, u paralizua teksa po bënte dashuri

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 14:23
Claire Busby

Një parukiere në Britaninë e Madhe është në qendër të vëmendjes për shkak të një gjyqi të pazakontë. Ajo ka paditur një kompani të prodhimit të krevateve pasi mbeti e paralizuar.

Claire Busby, 46 vjeç, u katapultua nga krevati ‘king size’ teksa po bënte seks.

Ajo thotë se produkti i kompanisë Beds Are Uzzzz ishte me defekt dhe kërkon 1 milion sterlina dëmshpërblim.

Por ndërkohë është mësuar se ajo po bënte seks në krevat me një milioner të martuar. Gjykata dëgjoi se si ajo po bënte seks me John Marshall, 51 vjeç, në shtëpinë e saj gjatë incidentit.

Bosi i ndërtimeve tha në seancë se ai mendoi se dashnorja e tij po bënte shaka, kur u rrotullua dhe u rrëzua nga krevati me këmbët në ajër sikur të ishte me lëvizje të ngadaltë.

Biznesmeni është shfajësuar duke thënë se ai nuk po e tradhtonte gruan, pasi kishin nisur një proces divorci.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat