Katër hile për të mos i shkatërruar flokët kur i krihni - Bota Sot
Katër hile për të mos i shkatërruar flokët kur i krihni

Life style

Katër hile për të mos i shkatërruar flokët kur i krihni

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 06:45
Ilustrim

Pastrojeni krehërin mirë– Para se të bëni çdo veprim, pastroni krehërin mirë. Krehëri duhet pastruar së paku një herë në javë, pasi largimi i baktereve, yndyrës dhe pluhurit është shumë e rëndësishme. Dezinfektojeni me sapun të lëngshëm ose edhe me pak ujë me sodë buke. Pas kësaj lëreni të thahet mirë para se ta përdorni.

Krihini flokët para dushit– Krehja e flokëve para dushit është shumë e rëndësishme dhe ka një sërë dobish. Flokët do të jenë më të lirshëm, do të lahen më mirë dhe nuk do të këputen. Gjithashtu edhe yndyra e flokut do të jetë e shpërndarë njëlloj.

Mos i krihni flokët kur janë të lagur– Krehja e flokëve të lagur i dobëson ata. Megjithatë shumë persona e kanë të pamundur që të mos i krehin flokët pas shampos.

Këshilla më e mirë është që të përdorni shampon e duhur, balsam dhe maskë, por edhe një krehër me dhëmbë jo shumë të ngjitur, shkruan noa.al.

Krihini flokët, para se të bini të flini– Mos e teproni duke i krehur gjatë, por një krehër i lehtë duhet kaluar në darkë, në mënyrë që të shmanget krijimi i nyjave. Gjithashtu flokët do të jenë më të mbrojtur, në sajë të shpërndarjes së njëtrajtshme të yndyrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...