34-vjeçari me 3 gra e 10 fëmijë: Kur njëra prej tyre nuk sillet mirë, e ndëshkoj duke mos fjetur një muaj me të - Bota Sot
34-vjeçari me 3 gra e 10 fëmijë: Kur njëra prej tyre nuk sillet mirë, e ndëshkoj duke mos fjetur një muaj me të

Life style

34-vjeçari me 3 gra e 10 fëmijë: Kur njëra prej tyre nuk sillet mirë, e ndëshkoj duke mos fjetur një muaj me të

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 20:58
34-vjeçari me 3 gra e 10 fëmijë: Kur njëra prej tyre nuk sillet mirë, e ndëshkoj duke mos fjetur një muaj me të

Një burrë 34-vjeçar nga Rusia ka tri gra dhe po pret fëmijën e tij të 10. Ai quhet Ivan Sukhov e ka treguar se kur njëra nga gratë sillet keq, ai i ndëshkon duke mos fjetur me të për një muaj.

34-vjeçari i cili jeton bashkë me gratë e tij në Vladimir të Rusisë, ka zbuluar gjithashtu se do që të ketë plot 50 fëmijë.

Ndërkohë sipas ligjit rus, ai mund të ketë vetëm një grua me letra. Për këtë arsye, dy prej grave i qëndrojnë të martuara me mirëkuptim të ndërsjellë.

Image

“Daily Mail” shkruan se para se të bëhej poligam, Ivani jetoi për 11 vjet vetëm me Natalian, gruan e parë. Pastaj nisi të ketë dëshirën që të jetë kreu i një familjeje shumë të madhe, me më shumë gra e me sa  më shumë fëmijë.

Natalia, e cila punon si infermiere, nuk e kishte pëlqyer idenë në fillim. Por duke parë që i shoqi këmbëngulte të kishte shumë fëmijë, nisi të ndryshojë mendje.

“Fillimisht isha kundër idesë së bashkëshortit për gra të tjera në familje. Nuk mund ta imagjinoja një situatë të tillë. Por më vonë ndryshova mendim duke parë dëshirën e tij për të patur një familje të madhe”, ka thënë Natalia.

Image

Ivan ka 9 fëmijë dhe po pret të 10-in. Gjashtë prej fëmijëve janë të Natalias dhe 3 të gruas tjetër, Anna e cila tashmë po pret fëmijën e saj të 4-t.

Familja jeton në një shtëpi private me 3 kate, por 34-vjeçari është duke menduar ta shesë që të blejë një më të madhe. Sukhov ka një dhomë të veçantë ku çdo pasdite fton një nga gratë e tij për të kaluar natën me të.

Image

Ndërkohë së fundmi ai ka ftuar në shtëpinë e tij gruan e tretë që është Madina, e cila ka dalë kundër familjes së saj për këtë lidhje.

34-vjeçari ka zbuluar gjithashtu dëshirën për të patur më shumë gra në jetën familjen e tij, por ka disa kritere: “Më pëlqejnë të gjata, elegante dhe të dashura”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera