Si të shpëtoni nga qimet nën lëkurë

Life style

Si të shpëtoni nga qimet nën lëkurë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Qimet nën lëkurë përveç që estetikisht nuk duken mirë, ato mund të përcjellen edhe me shumë probleme pastaj siç janë shumimi i tyre dhe krijimi i puçrrave.

Por ekzistojnë disa mënyra që mund të parandalojnë këtë gjë dhe të shpëtoni njëherë e mirë nga këto qime të bezdisshme.

Përdori krem rroje

Duke mos përdorur krem të rrojës para se ti rruani qimet, mund të shkaktojë rritjen e tyre nën lëkurë. Kështu që përdorni këtë zbutës dhe nuk do keni këtë problem më.

Evitoni rrobat e ngushta

Nëse shumicën e kohës vishni rroba të ngushta, kjo gjë mund të pengojë rritjen e qimeve në rrugën e duhur. Kështu që përpiquni t’i shmangni rrobat e ngushta.

Mos i ngacmoni me piskatore

Shumica e atyre që merren me depilime e gjera që kanë të bëjnë me qimet, këshillojnë mos përdorimin e piskatores pasiqë ajo nuk i shkul tërësisht qimet por vetëm i këput në gjysmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat