Dasmë kundër kohës për çiftin e sëmurë britanik

Life style

Dasmë kundër kohës për çiftin e sëmurë britanik

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 21:46
Cifti i sëmurë britanik

Ka qenë një garë kundër kohës për të thënë “po” për Laurenen. Darren Easton, 24 vjeç nga Londra, i mbeten në fakt vetëm pak javë jetë. I prekur nga fibroza cistike, ashtu si 24-vjeçarja e sapo martuar, ai ka luajtur edhe kartën e fundit kundër sëmundjes: transplantimi i dyfishtë i mushkërive, i cili për fat të keq ka dështuar.

“Dua që Laurena të jetë e lumtur dhe të dijë se, edhe pasi të largohem nga kjo jetë, do të jem gjithmonë me të”, shpjegoi djali në britaniken “Mirror”. “Dashuria jonë shkon përtej vdekjes dhe do të zgjasë shumë pasi të dy të largohemi nga kjo jetë”, thekson Lauren. Dasma u festua në spital, para 60 të ftuarve dhe personelit mjekësor.

Çifti u takua në vitin 2015 në funeralin e mikut të tyre, i cili gjithashtu vuan nga fibroza cistike. Një mik i familjes i ka ndihmuar dy të dashuruarit të kurorëzojnë ëndrrën e tyre të dashurisë në 14 ditë, duke u dhënë atyre tre mijë pandë për suksesin e përsosur të ceremonisë dhe të festës.

Darren po merr kujdesin e fundit pas transplantimit të mushkërive që ka dështuar. “Unë e di se premtimet e martesës thonë se ne do të qëndrojmë së bashku derisa vdekja të na ndajë, por nuk është kështu për ne,” thotë Lauren, duke qëndruar pranë burrit të saj në ditën më të bukur të jetës së tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat