Deri të martën do të mund të paraqiten kërkesat për amnisti në Maqedoni

Maqedonia

Deri të martën do të mund të paraqiten kërkesat për amnisti në Maqedoni

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 10:09
Protestuesit

Deri ditën e martë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit do të mund të paraqesin kërkesat për amnisti deri tek Gjykata Penale. Paraqitja e kërkesave për amnisti ka filluar që nga dita e premte.

Të akuzuarit mund të paraqesin kërkesat në Gjykatë personalisht ose dhe me postë. Pas skadimit të afatit për paraqitjen e kërkesave, Gjykata dhe Prokuroria do të kenë afat prej pesë ditësh për t’u përgjigjur se kush do të falet dhe kush jo.

Ligji për amnisti ditën e enjte u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, pas që këtë ligj e nënshkroi Presidenti i Republikës, Gjorgje Ivanov.

Dje kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev konfirmoi se ditën e premte janë paraqitur 5 kërkesa për amnisti. Krsto Mukoski, Oliver Radullov, Nikolla Mitrevski Konjo dhe Mlladen Dodevski, dje kanë paraqitur kërkesë për amnisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat