Han: Marrëveshja e Prespës, sukses gjigant

Maqedonia

Han: Marrëveshja e Prespës, sukses gjigant

Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:15
Johanes Han

Marrëveshja e Prespës është para miratimit në Parlamentin grek, që paraqet sukses gjigant, deklaroi eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han.

“Jemi afër vendimit në Parlamentin grek për pranimin e Marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedoni të Veriut. Nisem nga supozimi se kjo do të jetë zgjidhet, që paraqet sukses gjigant. Kam investuar shumë kohë dhe përpjekje në zhvillimin e këtij shteti që nga viti 2015”, theksoi Han në intervistën për televizionin H1.

Han thekson se në disa vitet e kaluara me forca të përbashkëta në Ballkan janë bërë hapa të dukshëm, duke shtuar se paqja e qëndrueshme, rritja ekonom ike, zhvillimi shoqëror dhe pajtimi, nuk janë të mundura, nëse vendet e rajonit nuk kanë perspektivë evropiane.

“Nga kjo gjithsesi përfitojnë edhe vendet anëtare të tanishme, qytetaret dhe qytetarët e Bashkimit Evropian”, theksoi Han.

Eurokomisari potencon se dyert e BE-së mbesin të hapura dhe secili shtet i rajonit “në duart e veta e ka çelësin nga kjo derë dhe mund ta hapë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat