Greqia miratoi Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Greqia miratoi Marrëveshjen e Prespës

Nga: Z. M. Më: 25 janar 2019 Në ora: 11:48
Kuvendi

(E plotësuar)-Mesditën e sotme Greqia miratoi me sukses në Kuvendin e saj marrëveshjen historike të Prespës që e njeh vendin fqinj me emrin e ri Maqedonia e Veriut. 

Pro marrëveshjes votuan 153 deputet ndërsa 146 ishin kundër dhe vetëm një deputet ka votuar i përmbajtur.

 Diskutimet parlamentare nisën që në orën 09.00 për të përfunduar në orën 14.30 dhe më pas u zhvillua procesi i votimit. Më herët, para se të votohet kjo marrëveshje, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras tha: “Jemi në fund të një procesi të gjatë, historik dhe të lodhshëm. 

Marrëveshjet ndërkombëtare nuk njohin kombe por shtete dhe bëhen në mes shteteve. Me këtë marrëveshje ne kemi kthyer në vend historinë antike greke”. Deri sa zgjaste debati, mijëra anëtarë të organizatave nacionaliste protesutan para kuvendit të Greqisë në Athinë, por edhe në Selanik duke thirrur “Maqedonia është vetëm greke” Ndryshe pak javë më parë e njëjta marrëveshje u miratuar edhe në Parlamentin e Maqedonisë./Botasot/

Greqia votoi marrëveshjen e Prepës

Në Parlamentin grek sapo kanë votuar deputetetët grekë duke e miratuar kështu Marrëveshjen e Prespës.

153 vota ishin për, 1 i përmbajtur dhe 146 ishin kundër.

Debat i ashpër në parlamentin grek, shtyhet votimi i marrëveshjes me Shkupin

Parlamenti i Greqisë e shtyu për ditën e sotme në orën 14:30 votimin e marrëveshjes së Prespës që njeh vendin fqinj si Maqedonia e Veriut.

Edhe në ditën e dytë debati vijoi i ashpër mes deputetëve, ku nuk munguan as përplasjet apo akuzat për tradhti kombëtare.

Deputetët e opozitës konservatore akuzojnë qeverinë se ka shitur sovranitetin e vendit, ndërsa thonë se marrëveshja është shumë e dëmshme për interesat kombëtare greke.

Në anën tjetër, qeveria e mbron atë duke publikuar detaje dhe video që sqarojnë se Marrëveshja e Prespës mbyll përgjithmonë zërat irredentiste në vendin fqinj, transmeton tch.

Ndërkaq, vazhduan protestat jashtë Parlamentit në sheshin “Sintagma” në Athinë, si dhe në qendër të Selanikut. Policia bllokoi me autobusët e saj rrugët që çojnë drejt Parlamentit si dhe shoqëroi shumë persona me sende të dyshimta që qarkullonin në rrugët përreth, si një masë parandaluese ndaj episodeve të dhunës. Gjithashtu, i mbyllur mbeti edhe stacioni i metrosë që kalon nën sheshin “Sintagma” poshtë Parlamentit dhe asnjë tren nuk ndalonte atje.

Megjithatë, rreth orës 22:00, një grup personash sulmuan forcat policore në rrugën “Amalia”, ndërsa këto të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat