Prokurorja shqiptare Fatime Fetai pranon se është kërcënuar

Maqedonia

Prokurorja shqiptare Fatime Fetai pranon se është kërcënuar

Më: 25 janar 2019 Në ora: 13:48
Fatime Fetai

Prokurorja shqiptare në Prokurorinë speciale në Maqedoni, Fatime Fetai sot deklaroi se qëndron pas asaj që ka thënë dje në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 3”, se është kërcënuar në lidhje me këtë rast.

“Në lidhje me demantin e avokatit Mefail Arsllani, në të cilën përdor fjalor ofendues ndaj meje, theksoj se unë qëndroj pas asaj që thash dje se ka ndodhur. Me kërkesë të Gavrill Bubevsit, kam dhënë deklaratë për ngjarjen, për të cilën ai dëshiron të ngrit padi. Deklaratë do të jap edhe para Prokurorit Publik, i cili do të veprojë me padinë, nëse ftohem për një gjë të tillë. Për gjithë këtë ngjarje ka edhe një dëshmitarë tjetër, i cili gjithashtu ka dhënë deklaratë”, tha Fetai.

“Gjithsesi, duke pasur parasysh sjelljen e avokatit Arsllani për këto ngjarje, prokurori Bubevsi ka paraqitur këtë rast për të cilin kam dhënë edhe deklaratë. Pas dëshmive për këtë vepër dhe zbardhjes së saj, sigurisht se ndaj avokatit Mefail Arsllani do të inicojë procedurë për shpifjet dhe ofendimet ndaj meje”, tha Fetai.

Ndryshe, gjatë seancës për rastin “Titanik 3” në të cilin të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, prokurorët Gavrill Bubevsi dhe Fatime Fetai njoftuan se janë kërcënuar në lidhje me këtë rast. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat