Pacolli: Miratimi i marrëveshjes nga Greqia, hap i rëndësishëm për rajonin

Maqedonia

Pacolli: Miratimi i marrëveshjes nga Greqia, hap i rëndësishëm për rajonin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:33
Alexios Tsipras

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka quajtur hap të rëndësishëm për gjithë rajonin, votimin e sotëm të Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek.

“Mirëpres fuqishëm dhe e përshëndes ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Greqisë. I duartrokas liderishipit të Kryeministrit, Alexios Tsipras, dhe të të dyja vendeve – për marrjen e vendimeve të guximshme për të ardhmen më të mirë të Greqisë dhe Maqedonisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të gjithë rajonin”, shkruan Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat