OBRM-PDUKM: LSDM është e frikësuar, për këtë shkak ikin zgjedhjet e parakohshme kuvendare

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM është e frikësuar, për këtë shkak ikin zgjedhjet e parakohshme kuvendare

Më: 26 janar 2019 Në ora: 11:50
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “LSDM është e frikësuar. E dinë se populli nuk e ka ndërmend t’i durojë krimet dhe paaftësinë e tyre dhe për këtë shkak ikën nga vendimi për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare”.

Sipas OBRM-PDUKM-së zgjedhjet e parakohshme kuvendare janë i vetmi shpëtim për Maqedoninë.

“LSDM tashmë dy vite nuk bën asgjë për shtetin dhe për qytetarët. Shpenzuar miliarda euro para të popullit, dhe s’ka asnjë projekt”, thonë nga OBRM-PDUKM/

Ata shtojnë se paratë në vend të qytetarëve mbarojnë te karteli i Qeverisë dhe firmat e tyre dhe se LSDM e shndërroi Maqedoninë në shtet kriminal.

“Përçmimi i shtetit dhe kaosi nuk duhet të vazhduar. LSDM duhet të ikë. Janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme kuvendare. LSDM duhet të inkurajohet dhe të paktën një herë të vendos interesin e qytetarëve para atij partiak dhe kartelit kriminal”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat