Kuvendi i Maqedonisë bën historinë, seanca udhëhiqet në shqip

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë bën historinë, seanca udhëhiqet në shqip

Më: 31 janar 2019 Në ora: 16:48
Kuvendi i Maqedonise

Është hera e parë që Kuvendi i Maqedonisë sot nisi të flas shqip. Kreu shqiptar i Kuvendit Talat Xhaferi seancën e sotme pyetje deputetësh e hapi dhe e vazhdoi ta udhëheq në gjuhën shqipe, njofton Indeksonline.

Por një gjë e tillë nuk u prit mirë nga partia VMRO-DPMNE. Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski theksoi se me sjelljet e këtilla kryetari i Kuvendit thyen rregulloren e Parlamentit.

“Pikërisht këtu në Kuvendin Republikan shpejtuat që të miratoni dhe ta fuqizoni ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe atë me shkelje të shumta procedurale dhe ligjore. Bëtë shkelje të ligjeve, Rregullores së punës së Kuvendit si dhe Kushtetutës. Sot sërish jemi dëshmitarë se si në vigjilje të zgjedhjeve shpejtoni sërish që me shkelje të reja procedurale ta vendosni në funksion ligjin për gjuhët, vetëm për një votë më shumë si dhe për marketing politik. Këtë që po e bëni sot është në kundërshtim me nenin tre të Rregullores në të cilin thuhet se gjatë punës së Kuvendit gjuhë zyrtare është maqedonishtja dhe alfabeti i saj cirilik”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.

Në kundërpërgjigjen e tij kreu i Kuvendit Talat Xhaferi  edhe një herë potencoi se ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar dhe i njëjti tani  është  edhe në fuqi, andaj akuzat e VMRO-së  opozitare  nuk kanë bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat