Vozitësit e ri t’i respektojnë rregullat për kufizimin e shpejtësisë dhe të mos vozisin nën ndikimin e alkooloit

Maqedonia

Vozitësit e ri t’i respektojnë rregullat për kufizimin e shpejtësisë dhe të mos vozisin nën ndikimin e alkooloit

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin RRUGOR ju bën apel vozitësve të rinj t’i respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të mos vozisin nën ndikimin e alkoolit.

Vozitja e shpejtë dhe alkooli, janë arsyet më të shpeshta për aksidentet rrugore me pasoja fatale.

“Siguria në komunikacion kërkon seriozitet, përgjegjësi dhe respektim maksimal të rregullave të komunikacionit. Rinia nuk është dhe nuk mund të jetë arsyetim. Respektimi i rregullave të komunikacioni nuk është e drejtë e zgjidhjes. Për këtë shkak, pa arsyetime. Vozit në mënyrë të përgjegjshme”, apelojnë nga KRSKRr, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore Shëndetësore, secilin vit, në borë, rreth 400.000 persona të rinj e humbin jetën në aksidente. Kjo do të thotë se, 1100 të rinj, të moshës deri 25 vjet, secilën ditë e humbin jetën në aksidente në gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat