Prokuroria e thirri ministren Carovska për padinë penale për pensionet

Maqedonia

Prokuroria e thirri ministren Carovska për padinë penale për pensionet

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 11:11
Mila Carovska

Prokuroria Publike e Shkupit e thirri ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska të premten më 8 shkurt të jep deklaratë për padinë penale që e ngriti ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ftesa deri te Carovska vjen pasi që në Prokurorinë Publike të Shkupit është ngritur padi kundër kryesve të panjohur për mospagesën e mjeteve për shtyllën e dytë pensionale për 12.000 sigurues. Carovska do të jetë e para që para prokurorit të sqarojë për padinë penale.

Sipas deklaratës publike të ministres Carovska, 19 milion euro për sigurim pensional gjatë viteve të kaluara nuk është bërë pagesa në shtyllën e dytë pensionale.

Siç deklaroi Carovska, përveç parave që nuk i kanë transferuar në fondet private pensionale, shteti do t’i dëmshpërblejë siguruesit për të hyrat që do t’i realizonin nga investimi i mjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat