Maqedonia e Veriut sot shkruan histori

Maqedonia

Maqedonia e Veriut sot shkruan histori

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Sot shkruhet historia për Maqedoninë e Veriut.

Aleatët e NATO-s së bashku me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov do të nënshkruajnë protokolin e pranimit, me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kjo vjen, ku pas mosmarrëveshjeve thuajse prej 3 dekadash, Athina dhe Shkupi ranë dakord për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat