Kumucakos: Sot mbyllet cikli historik që filloi me krenari, ndërsa përfundon me kapitullim

Maqedonia

Kumucakos: Sot mbyllet cikli historik që filloi me krenari, ndërsa përfundon me kapitullim

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:18
Jorgos Kumucakos

 

Sot për Greqinë po mbyllet një cikë historik që prej 11 viteve, që filloi me krenari, ndërsa përfundon me kapitullim, tha kompetenti për  politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare dhe raportues për projektligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, Jorgos Kumucakos në fillim të fjalimit të tij në Parlamentin grek dhe u kthye në Samitin e NATO-s në Bukuresht, në vitin  2008, “kur Karamanlis, Bakojani dhe Meimarakis, deri në fund u rezistuan presioneve të ndryshme, këmbëngulëse dhe të fuqishme që të pajtohen për anëtarësimin e Shkupit në NATO”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kumucakos i përsëriti qëndrimet e tij të paraqitura në takimin e djeshëm në Komisionin për mbrojtje nacionale dhe punë të jashtme se votimi i sotëm është vetëm pjesë teknike dhe formale të tashmë vendimeve të marra dhe “formalisht mbylljen e marrëveshjes së dëmshme”.

Ai theksoi se “Shkupi tashmë gëzohet në rezultatet pozitive të marrëveshjes” dhe dërgoi pyetje, “cilat janë rezultatet pozitive konkrete për Greqinë?”.

“Integrimi në NATO është rezultati i parë i prekshëm pozitiv konkret nga marrëveshja për Shkupin. Me të drejtë festojnë.  Me të drejtë festojnë, kur kanë siguruar njohje prej jush në gjuhën dhe identitetin maqedonas, ndërsa tani sigurojnë edhe anëtarësim në NATO, Vijon edhe procesi për hapjen e negociatave për Bashkimin Evropian, ku siç tha edhe Micotakis ne nuk do ta lëshojmë të drejtën e vetos”, tha Kumucakos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat