Banka Botërore: Nevojitet rritja e moshës së pensionimit në Maqedoni

Maqedonia

Banka Botërore: Nevojitet rritja e moshës së pensionimit në Maqedoni

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 08:45
Banka Botërore

Në raportin më të fundit të Bankës Botërore thuhet se është e nevojshme të rritet mosha e daljes në pension në Maqedoni.

Plakja e popullsisë dhe pensionet e hershme, së bashku me rritjen shtesë të pensioneve, kanë çuar në shpenzimin për pensionet për më shumë se 10 për qind të PBV-së. Nga Banka Botërore theksojnë se reformat e miratuara kohëve të fundit të pensioneve duhet të stabilizojnë sistemin, por vetëm në afat të shkurtër.

"Gjatë dekadës së fundit ka pasur një përkeqësim të financimit të sistemit të pensioneve, sepse në vend të zbatimit të reformave shtesë në fushat që janë kyçe për sistemin e pensioneve, autoritetet kanë filluar një rritje të mëtejshme të pensioneve. Këto politika kanë çuar në rritje të shpenzimeve për pensionet dhe rritje të deficitit” thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat