Maqedonia e gjashta në botë për nga numri i papunësisë

Maqedonia

Maqedonia e gjashta në botë për nga numri i papunësisë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Maqedonia është renditur ndër vendet me papunësi më të madhe në botë.

Sipas “Gold Broker”, Maqedonia për momentin renditet e gjashta në botë për nga papunësia, me 20% të popullatës që jetojnë në vend, njofton “Alsat”.

Në vend të pare është renditur Kongo me 46%, e dyta është Bosnja dhe Hercegovina me 35%, derisa e treta është renditur Kosova me 30%.

Para Maqedonisë është renditur Afrika e Jugut me 27% dhe Nigeria me 23%. Menjëherë pas Maqedonisë janë renditur Greqia dhe Jordani me nga 18, 6%, Bocvana 18,1%, Libia me 17,7%, Etiopia me 16,8%, Omani dhe Ruanda me nga 16% si dhe Tunisi me 15,5%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat