Nga nesër pritet rritja e temperaturave në Maqedoni

Maqedonia

Nga nesër pritet rritja e temperaturave në Maqedoni

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Nga Enti Hidrometeorologjik njoftojnë se në ditët në vijim pritet rritja e temperaturave në vend.

Nga atje thonë se deri ditën e premte do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave, përveç ditës së mërkurë ku do të fryjë erë e fortë veriore.

Edhe gjatë fundjavës pritet që të ketë rritja të temperaturave dhe reshje lokale të shiut.

Gjatë ditës së nesërme pritet që temperaturat të lëvizin nga shtatë deri në 14 gradë celsius, ndërsa të mërkurën temperaturat do të arrijnë deri në 11 gradë celsius, të enjten deri 14 gradë, ndërsa të premten nga 13 deri 20./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat