Siljanovska Davkova: Nuk duhet një aeroplan i ri

Maqedonia

Siljanovska Davkova: Nuk duhet një aeroplan i ri

Më: 6 mars 2019 Në ora: 23:53
Gordana Siljanovska Davkova

Kandidatja për kryetar shteti Gordana Siljanovska Davkova e cila mbështet nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM pyeti nëse qeverisë nuk i mjafton mercedesi dhe tani po mendon për aeroplan të ri.

“Ne dëgjojmë se të pasurit dhe politikanët modest evropian preferojnë klasë ekonomike për të kursyer para. Është koha kur pushteti duhet të ulet për të nisur të zgjidh problemet. Problemet nuk janë në qiell, por në tokë. Pse duhet një aeroplan i ri?”, pyet Siljanovska Davkova.

Siljanovska sot u takua me qytetarët në Radovish dhe ishte për vizitë në konviktin “Goce Dellçev” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat