Mickoski: Të gjithë janë të pakënaqur nga ky pushtet

Maqedonia

Mickoski: Të gjithë janë të pakënaqur nga ky pushtet

Më: 28 mars 2019 Në ora: 22:06
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sonte kishte takime me qytetarët ne Aerodrom të Shkupit.

Siç njoftojnë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Mickoski ka këmbyer mendime me qytetarët për çështjet më të rëndësishme dhe mund të shihej, siç thonë nga kjo parti, se nuk ka njeri që nuk është i revoltuar me këtë pushtet që i solli dëm Republikës së Maqedonisë.

“Të pakënaur janë mjekët për shkak se nuk morën pagën prej 100.000 denarëve që pushteti ju premtoi, të pakënaur janë taksistët që ju rritet çmimi i karburantëve, ndërmarrësit që janë shënjestër e haraçit nga pushteti dhe duhet të paguajnë tatime më të mëdha”, tha Mickoski gjatë takimit me qytetarët në KK të OBRM-PDUKM-së në Aerodrom të Shkupit.

Mickoski theksoi se gjithkund sundon gënjeshtra klasike që i ndodh Republikës së Maqedonisë, popullit maqedonas, kombit maqedonas, por edhe gjithë qytetarëve që janë vetëdijshëm se ky realitet në Republikën e Maqedonisë duhet të ndryshohet.

Ai shtoi se zgjedhjet për kryetar shteti janë hapi i parë i rënies së këtij pushteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat