E fshihte në kamion, arrestohet shqiptari me 350 kg drogë

Maqedonia

E fshihte në kamion, arrestohet shqiptari me 350 kg drogë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:53
Foto

Në kamion i cili ishte i ngarkuar me lula janë gjetur plot 350 kg kanabis.

Sipas deklaratës së doganave të Maqedonisë së Veriut kamioni tip Vovlo arriti në pikën e kalimit kufitar rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm.

Kamioni, i cili mbante 130 palete të posaçme për transportin e luleve, u përzgjodh për inspektim të detajuar, duke gjetur brenda tyre sasinë prej 350 kilogramë marihuanë.

Ndërkohë, mediat në Maqedoni shkruajnë se kamioni kishte hyrë nga Shqipëria dhe synonte tregun evropian.

62 vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia dhe pritet të dalë përpara Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat