MPB demanton Sindikatën e pavarur të policisë: MPB investon në përmirësimin e kushteve dhe standardeve të punës

Maqedonia

MPB demanton Sindikatën e pavarur të policisë: MPB investon në përmirësimin e kushteve dhe standardeve të punës

Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:37
MPB

Nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme demantojnë dezinformimet dhe lajmet e rreme të thëna në konferencën për shtyp të Sindikatës së pavarur të policisë.

Sipas MPB-së, në mënyrë tendencioze kjo sindikatë ka dashur t’i paraqesë opinionit gjendjen që është larg nga realiteti.

“Gjatë dy viteve të kaluara, udhëheqësia aktuale e MPB-së vazhdimisht punon në përmirësimin e gjendjes nga ku ishin zyrtarët policor . Në mënyrë intensive investohet në përmirësimin e kushteve dhe standardeve të punës, duke përdorir të gjitha kapacitetet dhe mundësitë që janë në dispozicion”, thonë nga MPB.

Më herë, Sindikata e pavarur e policisë akuzonin MPB-në dhe Oliver Spasovski për kushte të liga te policia kufitare. Sipas tyre, policia s’ka as ujë, as rrymë dhe nuk kanë karburante për automjetet e dhuruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat