Pendarovski flet shqip në Çair

Maqedonia

Pendarovski flet shqip në Çair

Më: 7 prill 2019 Në ora: 23:22
Stevo Pendarovski

Në tribunën me qytetarët e komunës së Çairit të Shkupit, u konfirmuan zotimet e Pendarovskit, të vazhdojë me ndërtimin e “Një shoqërie për të gjithë” dhe integrimin e Republikës së Maqedonisë të Veriut në NATO dhe BE, si dhe se kjo është e mundur vetëm me “Së bashku ecim përpara”.

Përshëndetje, Mirëdita, jamë në komunën time dhe lagjen time, kështu e filloi fjalimin në Çair kandidati për president Pendarovski, që u shoqërua me duartrokitje nga të pranishmit.

“Të votojmë për shtet anëtarë të BE-së dhe NATO-s, pjesë e botës së zhvilluar bashkëkohore. Të gjithë të kenë të drejta të njëjta. Ose të gjithë do të kemi të drejta të barabarta, ose nuk ka lumturi për ansjërin. Mos ju japim mundësi koncepteve shkatërruese për vendin tonë”, theksoi Pendarovski, raportojnë mediet maqedonase.

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev tha se Çairi multietnik është shembull për bukurinë e shtetit multietnik.

Ai shtoi se ardhmëria e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, sërbëve, vllehëve, romëve, boshnjakëve, është në jetën e përbashkët në Republikën të Maqedonisë Veriore evropiane.

“Duhet të krenohemi me dallimet tona. Tani kur ndërtuam një shoqëri për të gjithë, kur jemi para dyerve të NATO-s dhe BE-së, na duhet president i cili do na udhëheqë dhe t’i ndihmojë këtij shteti”, theksoi Zaev, dhe potencoi se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara.

Kandidati presidencial Stevo Pendaroski sot banorëve të Shishovës u tha se e përfaqëson konceptin e unitetit.

Ai bëri thirrje më 21 prill dhe më 5 maj të gjithë të dalim në zgjedhje në mënyrë masive, që siç tha, të japim mbështetje të vazhdojë politika e cila mbështetet nga shumica e qytetarëve, një shoqëri për të gjithë, për progres. Vetëm kjo, potencoi na çonë drejtë Evropës dhe NATO-s.

Gjatë dy viteve të fundit, tha Pendarovski, shohim qasje tërsisht të re në shoqrëinë tonë, ndërtojmë shoqëri të bashkuar, një shoqëri për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat