Republika e Çekisë dhuron rreth një milion euro MPB-së së Maqedonisë

Maqedonia

Republika e Çekisë dhuron rreth një milion euro MPB-së së Maqedonisë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 11:47
Takimi Spasovski - Hamaçek

“Ngjarja e sotme nuk është e rëndësishme vetëm për përparimin e mëtutjeshëm të kapaciteve tekniko-organizatave të ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por më shumë është i rëndësishëm si tregues i fuqishëm i një partneriteti konkret, të sinqertë që kemi pasur nga kolegët tanë të MPB-së çeke”, tha ministri Oliver Spasovski pas nënshkrimi të marrëveshjes për dhurim nga Republika e Çekisë për MPB-në tonë për rreth 1 milion euro.

Spasovski tha se nëpërmjet kësaj marrëveshje, MPB vazhdon në realizimin e qëllimeve të përbashkëta siç janë standardet e sigurisë cilësore dhe të larta në interes të qytetarëve. “Mjetet financiare janë të destinuara për aktivitete lidhur me përforcimin e kapaciteteve të reparteve kufitare, për zbulimin e krimit serioz dhe të organizuar si dhe për njësitë ujore pranë MPB-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski.

Ministri çek potencoi se Republika e Çekisë edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimeve evropiane, ndërsa vizita e sotme është një ndër shembujt konkret të bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve.

“Republika e Çekisë është mik i Maqedonisë së Veriut, që do i ndihmojë në rrugën e saj”, tha ministri Hamaçek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat