Vazhdohet masa e arrestit shtëpiak për Stevçe Jakimovskin - Bota Sot
Vazhdohet masa e arrestit shtëpiak për Stevçe Jakimovskin

Maqedonia

Vazhdohet masa e arrestit shtëpiak për Stevçe Jakimovskin

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:40
Stevçe Jakimovskin

Ish-kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski mbetet nën arrest shtëpiak, pasi që Gjykata Penale ia ka vazhduar masën për 30 ditë.

Jakimovski u arrestua një muaj më parë si i dyshuar në hetimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Prokuroria kërkoi që ti caktohet masa e paraburgimit, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, iu caktua masa e arrestit shtëpiak.

Kjo do të thotë se Jakimovski të drejtën për të votuar do ta ushtrojë ditën e shtunë, domethënë një ditë para ditës së zgjedhjeve, kur votojnë të paraburgosurit, të burgosurit dhe personat e sëmurë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...