Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, MPB-ja e gatshme të sigurojë atmosferë të qetë - Bota Sot
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, MPB-ja e gatshme të sigurojë atmosferë të qetë

Maqedonia

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, MPB-ja e gatshme të sigurojë atmosferë të qetë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 08:38
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është plotësisht e përgatitur që të sigurojë një atmosferë të denjë dhe të sigurt, në të cilën çdo qytetar do ta realizojnë të drejtën e votës.

Nga MPB-ja  thonë se në pajtim me kompetencat e tyre, e ndjekin të gjithë procesin, me qëllim që dita e votimit të kalojë në një situatë të qetë, pa pengesa dhe në mënyrë dinjitoze siç i ka hije një shoqërie  të lirë dhe demokratike. Theksojnë se me vendosmëri dhe pa kompromis do të  parandalojnë çdo tentativë për çrregullimin e procesit zgjedhor pavarësisht se nga ku apo prej kujt vjen ajo.

Në periudhën e kaluar nëpunësit policorë kanë kaluar përmes aktiviteteve efektive dhe të planifikuara  për  vëzhgim efektiv dhe cilësor dhe sigurimin e përgjithshëm të procesit zgjedhor nga fillimi dhe deri në përfundimin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...