Voton kandidati shqiptar Blerim Reka - Bota Sot
Voton kandidati shqiptar Blerim Reka

Maqedonia

Voton kandidati shqiptar Blerim Reka

Më: 21 prill 2019 Në ora: 11:58
Reka me bashkëshorten e tij

Kandidati i vetëm shqiptar në këto zgjedhje, Blerim Reka para pak çastesh së bashku me bashkëshorten e realizoi të drejtën e tij të votimit në Shkup.

Kandidati për president Blerim Reka, së bashku me bashkëshorten e tij e realizoi të drejtën e tij të votës në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në komunën e Butelit.

“Me kohë kaq të bukur, mendoj se edhe disponimi i qytetarëve është i tillë. Shpresoj se me këtë do të dëshmojmë se jemi shtet i cili është i gatshëm t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me çka do të dëshmojmë se kemi kapacitet institucional, administrativ dhe politik që shteti të na shkojë përpara drejt integrimeve euroatlantike”, deklaroi Reka.

Reka u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin masivikisht për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore dhe të votojnë, siç tha, për atë për të cilin ata mendojnë se është më i përshtatshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...