Nisja e bisedimeve me BE-në bazuar në merita ishte përqendrimi i bisedimeve mes Dimitrov dhe politikanëve holandez

Maqedonia

Nisja e bisedimeve me BE-në bazuar në merita ishte përqendrimi i bisedimeve mes Dimitrov dhe politikanëve holandez

Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:23
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov e rrumbullakoi vizitën e tij në Hagë me takimin me homologun e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Stef Blok. Më pastaj, siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov i sqaroi ministrit holandez për reformat në vend.

Ministri Dimitrov foli edhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore që vendi arriti t’i me marrëveshjen me Bullgarinë dhe Greqinë, si shembull i rrallë i lidershipit vizionar në rajon. Në këtë kontekst, DImitrov vërtetoi se hapja e procesit të bisedimeve do të thotë konsolidim të suksesit që kemi arritur dhe inkurajim që të vazhdohet të punohet në vend.

“Vendim pozitiv do të thotë nisja e një procesi të gjatë, ku zhvillimi nuk vjen në vetvete, por rezultat i një pune të përkushtuar dhe përparim të proceseve në vend. Ne jemi përkrahës të fuqishëm të principit ‘në mënyrë strikte dhe fer'”, tha Dimitrov duke shtuar se qëllimi i Maqedonisë së Veriut është të bëjmë demokraci moderne evropiane dhe kjo nuk arrihet për një natë por me punë.

Në kuadër të vizitës së tij, ministri Dimitrov kishte fjalime dhe para komisionit kuvendar për çështje evropiane ku e prezantoi përparimin e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës së kaluar si dhe gatishmërinë e vendit për nisjen e bisedimeve me BE-në në fund të këtij viti. Duke folur për perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, Dimitrov tha se ajo çfarë i duhet rajonit tonë është më pak politizim dhe më shumë garë me merita që vendet të motivohen ndërmjet veti.

Nga ana e deputetëve holandez u përshëndetën përpjekjet e mëdha për kthimin e vendit në rrugën evropiane dhe dhanë inkurajim për vazdhimin e kësaj rruge në periudhën që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat