Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Më: 25 prill 2019 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë së Veriut, komunikacioni në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet nëpër korsi të thata.

Intensiteti i komunikacioni në drejtim jashtë mjediseve të qytetit është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje na vendi.

Për shkak të punëve ndërtimore në rrugën rajonale në aksin rrugor Mavrovë-Dibër në fshatin Jançe komunikacioni zhvillohet në një korsi për kryerjen e punëve ndërtimore.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat