Trump dërgoi për ratifikim protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Trump dërgoi për ratifikim protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 30 prill 2019 Në ora: 09:24
Donald Trump

Siç njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Senat e dërgoi për ratifikim protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në letrën e Trump deri te senati theksohet se “Maqedonia e Veriut është bashkëpunëtor i fuqishëm i ShBA-ve në fushën e sigurisë, dhe anëtarësimi i saj në NATO do të jetë interes strategjik i ShBA-ve dhe Aleancës”.

Protokolli për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO u nënshkrua nga vendet anëtare të Aleancës më 6 shkurt të këtij viti në Bruksel.

Deri tani 13 vende anëtare të NATO-s në kuvendet kombëtare të tyre tashmë kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat