Maqedoni, vaksinimi nëpër shkolla mbetet i pakënaqshëm

Maqedonia

Maqedoni, vaksinimi nëpër shkolla mbetet i pakënaqshëm

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:58
Vaksinimi

Edhe tre foshnja të moshës nga 5 muajshe deri në moshën 1 vjeçe të prekur nga Fruthi janë shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup. Ndërkaq në gjendje më të rëndë janë dy fëmijë dhe dy të rritur të cilët poashtu janë të hospitalizuar.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme është rikthyer vaksinimi nëpër shkolla fillore. Ekipi i “Alsat” qëndroi në njërën nga shkollat e Kisella Vodës ku kryhej vaksinimi, ndërsa u vaksinuan vetëm 2 nxënës.

Vaksinimi në terren do të ndërpritet përsëri nesër, për shkak të festës së 1 Majit.

“Në listën e të pa vaksinuarve kemi rreth 30 fëmijë, mirëpo lista nuk mund të thuhet se është tërësisht e saktë sepse një pjesë e nxënësve vetëm se janë vaksinuar nëpër institucionet tjera. Këtu sot u vaksinuan vetëm dy fëmijë. 1:40 Tre prindër deri më tash kanë deklaruar se nuk duan që fëmijët e tyre të vaksinohen.

Pjesë e madhe e prindërve, nuk kanë pritur vaksinimin në terren, por i kanë vaksinuar fëmijët e tyre nëpër punktet vaksinale, një pjesë tjetër e nxënësve janë të sëmurë dhe nuk janë në shkollë, dhe kjo është shkaku kryesor përse vetëm 2 nxënës janë vaksinuar”, tha Hari Stojanoski, drejtor i sh.f “Nevena Georgievski Dunja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat