Derkoski: Besoj se të dielën do të zgjedhet kryetari i ri i shtetit

Maqedonia

Derkoski: Besoj se të dielën do të zgjedhet kryetari i ri i shtetit

Më: 2 maj 2019 Në ora: 10:54
Oliver Derkoski

“Besoj se të dielën do të zgjedhet kryetari i ri i shtetit, do të arrihet censusi i nevojshëm dhe do të kemi zgjedhje të pastra si parakusht për shumë punë tjera të cilat e presin shtetin tonë”.

Këtë e theksoi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski. Në konferencën që u mbajt në shtypshkronjën “Kiro Dandaro” në Manastir, Derkoski tha se pret që dita e zgjedhjeve të jetë demokratike dhe korrekte.

“E kemi marrë materialin votues dhe e kemi ndarë tek çdo Komision Komunal Zgjedhor. Materiali është punuar në kohë dhe gjatë ditës do të shpërndahet. Fushata për rrethin e dytë ka kaluar në atmosferë të qetë, pa shkelje serioze të procesit, ndërsa për ne e rëndësishme është të kemi zgjedhje demokratike dhe korrekte”, tha Derkoski.

Ndryshe, në listën zgjedhore e cila është përmbyllur më 29 mars të regjistruar janë 1.808.131 votues, ndërsa që të realizohet censusi i nevojshëm duhet të votojnë 723.253 votues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat