Boshnjakovski nuk komenton dënimin prej 1.100 eurove për ngritjen e flamurit kombëtar në Ohër

Maqedonia

Boshnjakovski nuk komenton dënimin prej 1.100 eurove për ngritjen e flamurit kombëtar në Ohër

Më: 2 maj 2019 Në ora: 12:11
Mile Boshnjakovski

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski nëpërmjet një konference për shtyp në lidhje me dënimet që ndodhën për ngritjen e flamurit kombëtar tha se “përcaktimet e Ligjit për përdorimin e flamujve janë të qartë dhe të njëjtat duhet të respektohen.

“Gjithçka që është e vërtetuar me ligj duhet të respektohet nga të gjithë. Sa i përket ngjarjes që ndodhi në Ohër, atje kemi vendim gjyqësor, ndërsa Qeveria s’komenton vendime gjyqësore”, tha Boshnjakovski duke shtuar se meqenëse vendimi është i tillë me siguri duhet të ketë shkelje të ligjit.

Në pyetjen e gazetarëve nëse institucionet do të reagonin njëjtë nëse vendoset flamuri rus apo i Turqisë, Boshnjakovski tha se nuk do të komentonte vendimin gjyqësor dhe se secila shkelje e ligjit duhet të sanksionohet. “Pa dallim se cili flamur është, në Maqedoni kemi Ligjin për përdorimin e flamujve dhe se kjo duhet të respektohet, ndërsa nëse ka shkelje të këtij ligji duhet të sanksionohet”, shtoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat