Filipçe: Shtëpitë shëndetësore nuk mund të japin vërtetim nëse fëmijët nuk kanë marrë vaksinat

Maqedonia

Filipçe: Shtëpitë shëndetësore nuk mund të japin vërtetim nëse fëmijët nuk kanë marrë vaksinat

Më: 2 maj 2019 Në ora: 17:37
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nëpërmes profilit të tij në Facebook njoftoi opinionin se ka ndryshime dhe plotësime të miratuar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në rregulloren për udhëheqjen e dokumentacionit pedagogjik dhe evidentimin për fëmijët e çerdheve dhe shkollave fillore.

Ministri Filipçe shkruan se Shtëpitë shëndetësore në vend nuk mund të japim vërtetim për vaksinat nëse fëmijët nuk e kanë marrë atë.

“Për fëmijët të cilët regjistrohen në klasën e parë në shkollat fillore, në maj, për vitin e ardhshëm shkollor, gjatë regjistrimit, prindi është i detyruar të paraqesë një vërtetim për marrjen e vaksinave të detyrueshme për fëmijën, të lëshuar nga një institucion shëndetësor kompetent. Është obligim i përcaktuar në nenin 46 paragrafi (2) të Ligjit për arsimin fillor”, shkruan Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat