Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, numër i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme

Maqedonia

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, numër i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:24
Fletëvotime

Gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar shteti, në të cilat të drejtën e votës e realizuan 46.70 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore, ose gjithsej 844.260 qytetarë.

Më shumë vota dje mori kandidati Stevo Pendarovski (436.212 ose 51.66 përqind), i cili edhe do të jetë presidenti i ri i vendit, ndërsa kundërkandidatja e tij Gordana Siljanovska-Davkovka fitoi 377.713 vota ose 44.73 përqind.

Kurse gjithsej 30.437 ose 3.61 përqind fletëvotime ishin të pavlefshme, që është numër i lartë në krahasim me jehonën e qytetarëve.

Fletëvotime të pavlefshme kishte edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa numri përfundimtar arriti deri mbi 32 mijë vota të pavlefshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat